Romanjoli e tepron: I falëm rivalit 75 minuta, pyesni trajnerin për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2018 | 9:48

Romanjoli e tepron: I falëm rivalit 75 minuta, pyesni trajnerin për…

Bashkëfajtor me Pepe Reinan në golin e parë, por Alesio Romanjoli nuk iu shmang gazetarëve që e prisnin pas ndeshjes së djeshme me Betisin. Kapiteni analizoi sfidën, shkaqet e humbjes, madje edhe modulet e mundshme. Në lidhje me paraqitjen e “San Siro”-s, deklaroi se:

Alessio+Romagnoli+Sergio+Leon+AC+Milan+v+Real+zisNJxtd52nl

“U dhuruam kundërshtarëve 75 minuta lojë. Nuk kërkoj justifikime, madje e pranoj se luajtëm keq. Jemi Milani dhe në fushë duhet të bëjmë më shumë. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të ulim kokën e të punojmë, teksa përmirësimet të mundohemi t’i bëjmë fakte që nga ndeshja e së dielës kundër Sampdorias”.

Kuqezinjtë dukshëm po kalojnë një moment negativ dhe mbrojtësi 25-vjeçar e pranon. “Është një periudhë, gjatë së cilës gjithçka bëjmë, nuk e bëjmë më mënyrën e duhur. Kemi nevojë të punojmë akoma më tepër”, sqaroi Romanjoli, i cili mbetet ndër futbollistët më të përdorur nga Xhenaro Gatuzo në pjesën e parë të sezonit. Pikërisht raporti me teknikun dhe një kalim i mundshëm në një modul me tre mbrojtës ishte një tjetër temë e fjalës së Romanjolit, i cili sqaroi: “Me trajnerin kam një raport shumë të mirë. Është një njeri që idetë i shpjegon me detaje dhe na flet hapur. Për sa i përket skemës apo mënyrës së lojës, këto janë aspekte që nuk më takon t’i komentoj. Duhet të pyesni trajnerin nëse do të luajmë me tre mbrojtës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"