Roma refuzon të afrojë Hysajn, e ardhmja e mbrojtësit tashmë merr drejtim tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 7, 2020 | 23:44


Roma refuzon të afrojë Hysajn, e ardhmja e mbrojtësit tashmë merr drejtim tjetër

Ndryshon krejtësisht situata e Elseid Hysajt te Napoli. Nga një sezon në hije me Ançelotin, në një futbollist ku trajneri i napolitanëve u kërkon drejtuesve të klubit që të rinovojnë me shqiptarin. Mbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares është një prej elementëve që vlerësohen nga Gatuzo dhe duket se ka marrë konfirmimin për të qenë pjesë edhe e sezonit të ardhshëm.napoli hysaj

Si një alternativë që aktivizohet në të dyja linjat e mbrojtjes, trajneri italian po i jep hapësira shkodranit dhe po merr prej tij impenjimin maksimal dhe paraqitje pozitive. Mediat pranë Napolit komentojnë se po rikthehet Hysaj i Mauricio Sarrit.

Së fundmi, mediat italiane kanë bërë me dije se drejtuesit e Napolit kanë kërkuar që të përfshijnë emrin e tij si një kundërshkëmbim për blerjen e Xhengiz Ynder nga Roma, mirëpo drejtuesit e ekipit kryeqytetas kanë refuzuar çdo emër pasi kërkojnë vetëm para.

Ynder është vlerësuar të paktën 30 milionë euro nga Roma. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e mbrojtësit shqiptar te skuadra e Napolit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com