Rizespor interesohet për Jurgen Bardhin, vendos klubi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2016 | 13:16

Rizespor interesohet për Jurgen Bardhin, vendos klubi

Jurgen Bardhi është një nga talentet nga i cili pritet shumë te skuadra e Partizanit dhe, për këtë arsye, lojtarit edhe gjatë sezonit të shkuar i është dhënë hapësirë në ekipin e parë. Por, mesfushori është aktivizuar edhe të mërkurën në ndeshjen ndaj Ferencvaroshit, ku ka bërë një paraqitje të mirë.

jurgen bardhi

Lojërat e mira që 18-vjeçari ka zhvilluar me të kuqtë, kanë bërë që të mos i mungojnë ofertat. Ditët e fundit, në klubin e kuq, i cili ka në pronësi edhe kartonin e futbollistit, ka ardhur një ofertë nga skuadra turke e Rizesporit.

Këta të fundit mësohet të kenë avancuar në bisedimet me përfaqësuesit e futbollistit, por mbetet për t’u parë qëndrimi që do të mbajnë drejtuesit në lidhje me lojtarin. Nuk bëhen të ditura detaje në lidhje me ofertën e turqve, por duket se dhe dëshira e vetë futbollistit është që të luajë jashtë vendit, pasi edhe më herët ka qenë në provë.

jurgen bardhi

Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që drejtuesit e kuq të vendosin ta mbajnë futbollistin në skuadër edhe për të paktën një sezon, duke i dhënë më shumë hapësira aktivizimi, çka do të bëjë që edhe vlera e tij në merkato të rritet akoma më shumë. Në ndeshjet e Europës, formacioni i Partizanit ka pasur shumë futbollistë të rinj brenda tij dhe një gjë e tillë është pozitive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"