Risia e Kupës së Botës Katar 2022/ Gjendet mënyra si të “rehabilitohen” tifozët e dehur pa i plasur pas hekurave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 19:34


Risia e Kupës së Botës Katar 2022/ Gjendet mënyra si të “rehabilitohen” tifozët e dehur pa i plasur pas hekurave

Organizatorët e Kupës së Botës 2022 që do të zhvillohet në Katar, do të marrin masa për tifozët të cilët do të jenë nën ndikimin e alkoolit.

309407468_590434716196668_9034847570169665420_n

Tifozët e çrregullt që do të përfshihen në ‘incidente të vogla’ ose do të bëhen kërcënim për veten dhe ata që i rrethojnë, do të vendosen në të ashtuquajturat “tenda kthjelluese”.

Këta të fundit po konsiderohen si qasja “e butë” e Katarit ndaj tifozëve të dehur pasi u raportua se ata që kapeshin duke pirë në publik mund të dënoheshin edhe me burg.

Sipas “The Times”, “tendat kthjelluese” do të jenë një mënyrë për të trajtuar tifozët e dehur pa i mbyllur në burg. Pasi të jenë liruar nga efektet e pijeve alkoolike, ata do të largohen me një paralajmërim zyrtar që do të shërbejë si kërcënim për të ardhmen.

Metoda të ngjashme janë përdorur më parë në Britaninë e Madhe në qytete si Kardif, Njukasëll dhe Mançester.

PANORAMASPORT.AL