Rinis Kategoria e Parë, “zjarr” në Jug. Ja të gjitha ndeshjet që luhen sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 9:12

Rinis Kategoria e Parë, “zjarr” në Jug. Ja të gjitha ndeshjet që luhen sot

Rikthehet ditën e sotme Kategoria e Parë, ku do të luhen ndeshjet e javës së 13-të, aty ku nuk mungojnë edhe përballjet interesante.


kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Në grupin A, duke filluar nga ora 13:00, Kastrioti do të kërkojë fitoren në transfertë ndaj Tërbunit, në një ndeshje që pritet të jetë e luftuar nga të dyja ekipet.

Ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Besëlidhjes dhe Veleçikut, në fushën e këtyre të fundit që do të provojnë surprizën. Ndeshja tjetër është Burreli – Erzeni, me Korabin që është pushim. Ndërsa Dinamo do të masë forcat me Egnatian ditën e nesërme.

Me të luftuara pritet të jenë ndeshjet në grupin B, ku Lushnja do të presë në shtëpi Devollin, me objektivin e vetëm fitoren. Pogradeci kryesues do të luajë në transfertë ndaj Shënkollit, ndërsa Apolonia do të përballet me Ilirinë.

Tjetër ndeshje e bukur pritet të jetë edhe ajo mes Besës dhe Turbinës, me kavajasit që do të kërkojnë vetëm fitoren. Ndërkohë Elbasai dhe Oriku do të masin forcat mes tyre.

GRUPI A

TËRBUNI-KASTRIOTI 13:00 

VELEÇIKU-BESËLIDHJA 13:00 

BURRELI-ERZENI 13:00 

KORABI-PUSHIM 13:00

 

GRUPI B

LUSHNJA-DEVOLLI 13:00 

ELBASANI-ORIKU 13:00 

ILIRIA-APOLONIA 13:00 

TURBINA-BESA 13:00 

SHËNKOLLI-POGRADECI 13:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"