Rinis “dashuria” Inter-Kumbulla, zikaltërit përgatisin planin për të marrë mbrojtësin e talentuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 14:53

Rinis “dashuria” Inter-Kumbulla, zikaltërit përgatisin planin për të marrë mbrojtësin e talentuar

Interi po përflitet shumë në Itali për hapin “pas” pasi e kishte prenotuar Tonalin, apo edhe për dëshirën e madhe të Kontes: Vidal, i lirë nga Barcelona dhe Kante, për të cilin Çelsi kërkon më së paku 50 milionë euro. E teksa janë në lojë shuma të mëdha parash në një periudhë pandemie dhe ku “Fair Play Financiar” dikton shumë, zikaltrit janë ngjitur edhe një herë në skenë për qendërmbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Është prestigjiozja italiane, “Gazzetta Dello Sport”, e cila bën me dije që në titujt e faqes së parë, se skuadra e Kontes kërkon 20- vjeçarin kuqezi për repartin e prapavijës. Mirëpo, për të mbërritur deri te shqiptari, duhet më parë që të ketë disa largime, me apo pa të ardhura në arkat e zikaltërve.
la-gazzetta-dello-sport_d5a9db8dbe27ec00fed1f1680dcb4f1720200911-400x240

Faqja e parë e “La Gazzetta dello Sport”. Në krahun e djathtë artikulli për Marash Kumbullën dhe Interin

LARGIMET- Ndoshta nuk është rastësi që dominoja ka origjinë kineze. Zhangët urdhërojnë shitje përpara blerjeve: karuseli mund të nisë. Dhe pritet të nisë, në fakt, me Diego Godinin që ka prenotuar një udhëtim drejt Kaljarit: Interi dhe klubi sard duket të kenë arritur marrëveshjen, administratori i deleguar zikaltër Xhuzepe Marota dhe drejtori sportiv Auzilio do ta lënë të largohet lojtarin me parametër zero, duke hequr dorë edhe nga një plusvalencë potenciale (duke konsideruar faktin që uruguaiani u afrua pas skadencës së kontratës), edhe pse shumë të vështirë në këto kohë, por duke kursyer rreth 5,5 milionë euro pagë.
GODIN
Godin në krahun e tij do të shpërndajë në tri sezonet e ardhshme dy vitet e kontratës që kishte me Interin, duke mbyllur pas vetëm 12 muajsh aventurën e tij në Milano: nuk do të jetë asnjëherë, pavarësisht fundit të mirë të sezonit të kaluar, mbrojtësi i përshtatshëm me stilin e lojës së Kontes. Ja përse lamtumira e tij nuk mund të habisë, por duhet konsideruar fundi logjik i një raporti (teknik) që nuk lindi kurrë.
Kumbulla Inter
PËRSHTATJE – Në krahun tjetër, shumë i përshtatshëm është Marash Kumbulla. Për lojtarin e Kombëtares është marrë prej kohësh miratimi i trajnerit zikaltër. Dhe risia është që Interi është rikthyer të intensifikojë bisedimet për mbrojtësin e Veronës (pas një frenimi të kohëve të fundit, edhe për shkak të planeve të klubit që për momentin ka si përparësi afrimin e një mesfushori), i konsideruar elementi ideal sepse mund të mbulojë të gjitha pozicionet e një reparti me tre në prapavijë, që do të shohë me shumë mundësi t’i largohet edhe Ranokia (me parametër zero, drejt Xhenoas). Ikën Godin, afrohet Kumbulla: ky është plani i Interit. Duhet gjetur edhe fjala e përbashkët me Veronën, që pret një lëvizje të zikaltërve përpara një vlerësimi prej 28 milionë eurosh. Megjithatë, raportet e mira mes dy klubeve mund të thjeshtësojnë gjetjen e fjalës së përbashkë.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"