“Rilindi” me Sarrin, mbrojtësi i Çelsit ka gati rinovimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 12:56

“Rilindi” me Sarrin, mbrojtësi i Çelsit ka gati rinovimin

David Luiz ishte shumë pranë largimit nga Çelsi. Kur trajner ishte Konte braziliani nuk aktivizohej shumë, madje kishte raste që përfundonte edhe në tribunë.

David Luiz

Me ardhjen e Sarrit, mbrojtësi “rilindi” dhe tani nuk heziton të përsërisë se është i lumtur në Londër. Drejtuesit e “bluve” mendojnë ti rinovojnë kontratën edhe për 2 vite të tjera. 31 vjeçari pritet të përfitojë 125 mijë paund në javë. Firma duket formalitet pasi aksi Sarri-Luiz-klub duket në harmoni të plotë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"