Rikthimi i Likës dhe Hasanit, formacioni i Vllaznisë 100% vendas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2017 | 20:13

Rikthimi i Likës dhe Hasanit, formacioni i Vllaznisë 100% vendas

Vllaznia e sezonit të ri do të bazohet e gjitha te produkti vendës. Edhe pse nuk do të mungojnë “jabanxhinjtë” apo të huajt, qëllimi i drejtuesve më të lartë shkodranë, por edhe i stafit teknik, është që të ndërtojnë një ekip me lojtarë të afirmuar, për të mos diskutuar fillimisht rënien.

hasani vllaznia

Për synime madhore ende nuk mund të flitet, megjithatë mesi i artë sigurisht që do të jetë një mision për kuqeblutë. Me dy rikthimet e mëdha, si ajo e Hasanit dhe Likës, detyrimisht që Vllaznia do të ndryshojë edhe pamje. Rrjedhjet kanë qenë të shumta në ekip, ndaj duke llogaritur organikën aktuale, pritet që të luhet me skemën 4-1- 4-1.

lika vllaznia

Porta momentalisht i mbetet Selimajt, ndërsa në mbrojtje me shumë gjasë do të rreshtohet katërshja: Marku-Pjeshka-Gurishta-Gocaj. Para defensivës do të luajë Tafili, ndërsa në mesfushë Lika me Çinarin në krahë, ndërsa Hasani me Krymin në qendër. Sulmi i mbetet Kalasë.

Vllaznia

Por nëse grupi do të pasurohet ende në merkato, atëherë jo vetëm që rreshtimi do të ndryshojë pamje, por edhe alternativat do të jenë më të mëdha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"