Rikthehet Superiorja, mësoni dy përballjet e para të javës së 32-ë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 10:19

Rikthehet Superiorja, mësoni dy përballjet e para të javës së 32-ë

Kategoria Superiore kthehet ditën e sotme me dy ndeshjet e para të javës së 32-ë Luftëtari-Vllaznia dhe Laçi-Flamurtari.
kategoria superiore
Të dyja takimet do të zhvillohen në të njëjtin orar 17:45. Shkodranët shkojnë në Gjirokastër me shpresën për të siguruar fitoren e parë pas 4 ndeshjesh radhazi. Shkodranët shkojnë me mungesa në fushën e bluzinjve, por duke paraqitjet zhgënjyese të Luftëtarit të rënë nga Kategoria Superiore, tekniku Hysen Dedja shpreson të marrë fitoren e parë në krye të pankinës së Vllaznisë.
laci flamurtari
Në anën tjetër, Laçi pret në shtëpi Flamurtarin. Humbja me Partizanin “djeg” shumë në radhët e kurbinasve, të cilët nuk duan ta shohin veten jashtë Europës, të cilës nuk i kanë munguar në sezonet e fundit. Flamurtari premton se do të respektojë kampionatin, pavarësisht se ka firmosur rënien nga Kategoria Superiore, njësoj si Luftëtari.

laci flamurtari

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"