Rikthehet nga dëmtimi, Ethemi: Luaj ku të dojë Duro, ja e vërteta me “ultimatumin” nga Gjici

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 16:54

Rikthehet nga dëmtimi, Ethemi: Luaj ku të dojë Duro, ja e vërteta me “ultimatumin” nga Gjici

Mesfushori i Kukësit, Valon Ethemi, është rikthyer nga dëmtimi që kishte në gju, dhe tashmë po merr formën që kishte para dëmtimit.

ethemi

Në mikrofonin e “Supersport” para ndeshjes me Vllazninë, ai u shpreh se tashmë ka filluar të stërvitet pas një periudhe pushimi, dhe do të japë më të mirën në stërvitje, që trajneri Duro ta aktivizojë. Ethemi foli gjithashtu edhe për “ultimatumin” nga presidenti Gjici për tre fitore në kampin kuksian, që sipas tij ato janë thjesht ecuri për objektivin final, titullin kampion.

Hera e parë që dëmtohesha. E vuajta pak, por kaloi. Jam kthyer në stërvitje. Po stërvitem, dhe të shohim të fitojmë ndeshjen e radhës. Unë kam bërë pushim, nuk jam stërvitur shumë prej gjurit, dhe në gjendjen fizike nuk jam akoma mirë. Janë edhe vendime të trajnerit, nuk e di. Ultimatum për 3 fitore? Kukësi i shpall synimet që në fillim të sezonit. Nuk besoj për ultimatume, por objektivi jonë është titulli kampion, vendi i parë. Kemi cilësi në grup, jemi lojtarë të mirë, por në Shqipëri dihet ku është cilësia. Kemi besim te grupi jonë, dhe do bëjmë maksimumin të arrijmë objektivin titull. Unë stërvitem në maksimum, pastaj e di trajneri ku më vendos në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"