Rikthehen tre titullarë për derbin, Teuta “e dënuar” për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 10:37

Rikthehen tre titullarë për derbin, Teuta “e dënuar” për fitore

Teuta do të përballet sot në orën 17:00 me Erzenin, në një duel direkt për mbijetesën në Superiore. Në Durrës janë optimistë për një rezultat pozitiv, kjo edhe për faktin se skuadra është në gjendje morale shumë të mirë nga barazimi i marrë me Egnatian.

TEUTA

Gjithashtu edhe harmonia brenda ekipit është mjaft pozitive. Për Edi Martinin do të jenë në dispozicion edhe tre titullarë: mbrojtësi Harallamb Qaqi, kapiteni Blerim Kotobelli dhe mesfushorin Asion Daja, që të gjithë të rikuperuar. Teuta i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve dhe trajneri pritet të bëjë pak ndryshime nga formacioni që barazoi me Egnatian.

Skuadra durrsake ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore, aty ku u punua më së shumti me mesfushorët, të cilët do të marrin edhe vëmendjen më të madhe. Nga ana tjetër, trajneri ka punuar edhe me anën psikologjike të lojtarëve, nëpërmjet një analize që ka zhvilluar, ku misioni mbetet i qartë. Shkodrani i stolit është munduar të mobilizojë grupin dhe nuk falet asnjë hap fals, kjo edhe për pozitat që durrsakët ndodhen.

sdffdsfdsfdsfdsfdssfdfsdfds

Gara është e hapur akoma, ndaj lojtarët janë të mobilizuar në çdo ndeshje që të arrijnë objektivin e tyre. Kështu të paktën mendojnë në Durrës.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT>AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"