REZULTATET/ Luftëtari dhe Kastrioti vazhdojnë kryesimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2016 | 17:41

REZULTATET/ Luftëtari dhe Kastrioti vazhdojnë kryesimin

apolonia luftetariKategoria e Parë luajti sot ndeshjet e javës së 23-të ku nuk ka pasur shumë surpriza. Elbasani ka barazuar 0-0 me Butrintin në “Elbasan Arena” në përballjen direkte për sa i përket mbijetesës, megjithatë ky takim nuk ka sjellë fitues duke lënë gjithçka të hapur.

Ndërkaq, dy ekipet kryesuese të grupeve respektive si Kastrioti dhe Luftëtari kanë fituar respektivisht ndaj Besës e Shkumbinit duke mbajtur edhe pas kësaj kave vendet e para në klasifikim.

Mamurrasi ka mposhtur pastër Ilirinë në Grupin A, ndërsa një rezultat tjetër që bie në sy është edhe humbja e Apolonisë në shtëpi me Sopotin. Ndërkohë Pogradeci nuk fal në shtëpi Lushnjën dhe ndjek hapin e Luftëtarit.

Ja rezultatet në takimet e sotme:

GRUPI A
Mamurrasi-Iliria 2-0
Golat: Maho 13′ pen Gjonpalaj 19′

Ada-Burreli 3-1
Golat: Stivaj 29′ Vecaj 63′ Puka 77’/ Kordha 84′

Kastrioti-Besa 2-0
Golat: Jakupi 59′ Malo 68′

Besëlidhja-Kamza 2-0
Golat: Hajdari 62′ Hasan 83′

Korabi-Erzeni 3-1
Golat: Mziu 11′ pen Guri 76 Guri 88’/ Rramidhi 71′

GRUPI B
Elbasani-Butrinti 0-0
Golat: S’ka

Turbina-Dinamo 2-0
Golat: Gabriel 09′ Daci 28′

Luftëtari-Shkumbini 1-0
Golat: Bregu 35′

Apolonia-Sopoti 0-1
Golat: Cota 56′

Pogradeci-Lushnja 3-1
Golat: Topllari 21′ Pinto 30′ pen Zguro 36/ Gjyla 70′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"