Rezerva për gjykimin, trajneri i Orikut akuzon: Burreli erdhi me arbitrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2020 | 12:23

Rezerva për gjykimin, trajneri i Orikut akuzon: Burreli erdhi me arbitrat

Besmir Shabani ka rezerva për gjykimin. Për “Panorama Sport”, trajneri i Orikut shprehet.

Oriku

“Ashtu si shkoi loja, barazimi ka vlerë. Lojtarët treguan karakter, shpirt gare me gjithë padrejtësitë e mëdha që iu bënë. Ishin katër penallti të pastra, të cilat duhet të na jepeshin.

Edhe një pikë, them se ishte më se e mjaftueshme, duke pasur parasysh kundërshtarin që kishte ardhur me arbitrat me vete. Gjithsesi, ne ia dolëm. Burreli asnjëherë nuk na erdhi në portë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"