RENDITJA/ Reali dhe Interi luajnë kualifikimin në ndeshjet e fundit, ja situata në Grupin B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 0:05

RENDITJA/ Reali dhe Interi luajnë kualifikimin në ndeshjet e fundit, ja situata në Grupin B

Triumfi 2-0 i ukrainasve të Shahtjor Donjesk, ka bërë “lëmsh” Grupi B, të Ligës së Kampionëve. Me këtë 3-pikësh të besuarit e trajnerit Kastro, u ngjitën në vendin e dytë, duke ndezur shpresat e kualifikimit dhe duke tronditur ndjeshëm pozitat e madrilenëve të cilët janë futur në “vallen” e eliminimit.

Inter56

Një rezultat ky që i shkon për shtat edhe zikaltërve të Kontes. Reali është i dënuar të fitojë ndaj gjermanëve, pasi në të kundërt rrezikon eliminimin nga grupet.

Pasi një barazim në sfidën e fundit që do të luhet në Spanjë dhe një fitore e Shahtjor ndaj Interit në Milano, do të sillte kualifikimin e Mynshenglabah dhe Shahtjor.

Një fitore e Realit në ndeshjen e fundit dhe fitorja e Interit ndaj Shahjtorit do të sillnin kualifikimin e 2 skuadrave prestigjioze, Real dhe Inter, duke mos i lënë vend një surprize të mundshme. Ja hipotezat e mundshme për kualifikimin e Interit dhe Realit:

Reali i Madridit kualifikohet nese:
– Fiton ndeshjen kunder Gladbahut.
– Barazon me Gladbahun dhe Interi fiton me Shahtjorin.
Interi kualifikohet nese:
– Fiton me Shahtjorin dhe Reali fiton me Gladbahun.
-Fiton me Shahtjorin dhe Gladbahu fiton me Realin.

 

Renditja56

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"