Renditja/ Kastrioti nuk njeh rivalë, “hipotekon” kalimin në Superiore. Luftë e ashpër në zonën e ftohtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 16:53

Renditja/ Kastrioti nuk njeh rivalë, “hipotekon” kalimin në Superiore. Luftë e ashpër në zonën e ftohtë

Teksa u luajtën të pesta ndeshjet e javës së 16-të në grupin A të Kategorisë së Parë, klasifikimi i këtij grupi nxjerr Kastriotin favoritin kryesor për t’u ngjitur një kategori më sipër. Krutanët janë shkëputur plot 15 pikë nga vendi i dytë, që e mban Egnatia dhe Erzeni, me 26 pikë.

kastrioti

Gjithashtu, ekipi i Samuel Nikajt mundi sot një tjetër rival, si Besëlidhja, në transfertë, dhe shkon i sigurt drejt ngjitjes në Superiore. Lufta e vërtetë bëhet në zonën e ftohtë të tabelës, ku janë plot 4 ekipe, që ndahen me vetëm 2 pikë. Tërbuni, Vllaznia B, Burreli dhe Besa disktuojnë mes tyre se kush do të zbresë në Kategorinë e Dytë.

kategoria e pare grupi a

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"