RENDITJA E SUPERIORES/ Tirana fiton dhe Partizani mundet, ja si ndryshon situata pas dy ndeshjeve të para të javës së 20

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 21:29

RENDITJA E SUPERIORES/ Tirana fiton dhe Partizani mundet, ja si ndryshon situata pas dy ndeshjeve të para të javës së 20

Dy ndeshjet e para të javës së 20 të Kategorisë Superiore kanë treguar se Tirana tashmë mund të cilësohet në “arrati” në rrugën drejt titullit kampion të radhës.

superiore

Bardheblutë kanë mundur me shifrat 2-1 Egnatian në transfertë duke marrë tre pikë të rënda në ditën e sotme dhe kanë treguar se pavarësisht ndryshimeve që kanë pësuar në janar, janë ende një hap para skuadrave të tjera.

Shembullin e kundërt po jep Partizani, i cili është mundur përsëri në shtëpi, këtë herë nga Laçi, duke mbetur tanimë 6 pikë pas bardhebluve të cilët mbajnë vendin e parë në klasifikim.

Ajo që bie në sy është se si brenda pak javësh ka ndryshuar në mënyrë drastike situata e Laçit falë fitores së tretë radhazi, pasi tani është në vendin e tretë në klasifikim, shumë larg zonës së ftohtë ku gjendej më parë. Kurse Egnatia tanimë rrezikon objektivin e Europës, pasi ka zbritur në vendin e 6.

JAVA 20
Të hënën
Egnatia-Tirana 1-2
Partizani-Laçi 1-2

Të martën:
Kastrioti-Erzeni ora 13:00
Vllaznia-Kukësi ora 16:00
Teuta-Bylis ora 16:00

sdfsdfsdfsdfsd

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"