Rekordi absolut/ 31.1 mln britanikë panë finalen mes Anglisë dhe Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2021 | 23:55

Rekordi absolut/ 31.1 mln britanikë panë finalen mes Anglisë dhe Italisë

31.1 milionë britanikë ndoqën finalen e “Euro 2020” mes Anglisë dhe Italisë në ekranet e “BBC” dhe “ITV” mbrëmjen e së dielës.

Anglia Tifozet

Pavarësisht interesit të jashtëzakonshëm të ishullorëve për të ndjekur kombëtaren e tyre për herë të parë në finalen e një Europiani, e cila mund t’i jepte fund pritjes 55-vjeçare për të fituar një trofe, finalja e “Euro 2020” nuk arriti dot ta thyente rekordin e shikueshmërisë së finales së Botërorit të 1966- ës, Angli-Gjermani Perëndimore në “Wembley”, e cila u ndoq nga 32.3 milionë britanikë. Ndërkohë që, në Itali, triumfi i kombëtares së tyre për herë të dytë në histori përballë Anglisë u ndoq nga 21 milionë italianë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"