Rekord me gol, Ronaldo: Nuk i ndjek unë, por më ndjekin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2023 | 9:08

Rekord me gol, Ronaldo: Nuk i ndjek unë, por më ndjekin

PortugaliA me “heroin” Kristiano Ronaldo sig uron një tjetër fitore në Grupin J në kualifikueset e “Euro 2024”. Në letër u mendua se transferta në Islandë nuk do të përbente problem, marrë në konsideratë formën e dobët të vendësve në periudhën e fundit.

RONALDOOO

Pavarësisht dominimit në pjesën e parë në statistika, “çkodimi” i mbrojtjes së ishullorëve nuk gjeti qasje te Ronaldo me shokë. E njëjta tablo u zhvillua edhe në pjesën finale. Për ta mbyllur në trajtën më dinjitoze të mundshme numrin special të takimeve me ngjyrat e përfaqësueses, Kristiano konkretizon shansin e artë në minutën e 89-të, çka rezultoi vendimtare në hipotekimin e 3 pikëve. Të besuarit e Martinezit kryesojnë Grupin J me pikë të plotë pas 4 xhirosh, e pasur me 14 gola të shënuar dhe e ruaj të paprekur kuadratin e vet. Përtej rezultatit në transfertë, CR7 rrumbullakosi totalin e prezencave të deritanishme me kampionët e “Euro 2016”, plotë 200, simbol i kalimit të limiteve përtej normales, askush si ai në sportin më popullor në planet. Periudha e vitit 2003 shënoi debutimin në moshën 18-vjeçare. Prej asaj etape, futbollisti me numër 7 te luzitanët e ka dërguar në 123 kuotën e finalizimeve.

DEKLARATA E CR7- “Unë nuk jam duke ndjekur rekordet, ato janë duke më ndjekur mua. Të inkuadrohem në 200 takime me përfaqësuesen tregon dashuri të madhe për këtë fanellë. Ka qenë ëndërr e realizuar që në vegjëli të aktivizohem me kombëtaren dhe tashmë po shënoj arritje të pabesueshme. Ndjesi vërtetë e çuditshme, njëkohësisht shumë krenarë. Duket sikur kam një jetë në të, uria rreth shënimit sa më tepër golave nuk më mungon. I lumtur që emri im gjendet në listën e një sërë arritjesh historike. Dua të bëj të lumtur me prezencën time te Portugalia familjen, miqtë dhe tifozët e dashur”, tha Kristiano pas konkretizimit të rekordit. 38-vjeçari portugez nuk hezitoi t’u jepte “shuplakë” replikave pas zhvendosjes në Arabi.

Goleadori i Portugalisë ka folur me fjalë të mëdha ndaj ligës ku inkuadrohet si opsion tërheqës për çdo lojtar: “I lumtur për eksperiencën në Lindjen e Mesme. Ardhja e personazheve me peshë nga kontinenti i vjetër dëshmon qartë se çfarë popullariteti po merr Liga arabe. Pres më shumë ardhje të reja në të ardhmen, e cila do të rrisë konkurrencën”, e mbylli 5- herë fituesi i “Topit të Artë”.

SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"