Reja me fjalë të mëdha për lojtarin e Milanit: Më kujton Gatuzon!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 13:38

Reja me fjalë të mëdha për lojtarin e Milanit: Më kujton Gatuzon!

Edi Reja ka qenë i ftuari special në radion napolitane “Kiss Kiss” për të komentuar ato që u panë në fushë gjatë Lacio – Milan e përfunduar 3-0 në avantazh të miqve.
Gattuso-Kessie_BUF7759-1-1-1280x720
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, përveç golashënuesve, ka zgjedhur Frenk Kesin si më të mirin në fushë, pasi afrikani me një markim këmba-këmbës e anuloi Milinkoviç-Saviçin.

“Kesi më kujton tej mase Xhenaro Gatuzon. Më duket si një traktor në mesin e fushës, por prej disa kohësh më ka lënë përshtypjen se nuk gëzon besimin e trajnerit Pioli. Për mua Kesi është një futbollist me shumë vlera”, deklaroi Reja teksa i thurte elozhe 23-vjeçarit të Milanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"