Reja është gati ta testojë, sulmuesi shqiptar drejt… Kombëtares A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2019 | 19:48

Reja është gati ta testojë, sulmuesi shqiptar drejt… Kombëtares A

Nëntori është muaji i kombëtareve. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Andorrës dhe Francës, respektivisht në Elbasan dhe në stadiumin e ri kombëtar.

Kombetarja

Për këto dy takime, nuk përjashtohet mundësia që trajneri i Kombëtares të ketë risi në listë, si të fundit ndeshje të këtyre kualifikueseve, për të testuar ndonjë element që nuk është afruar prej tij deri më tani. Një prej emrave që mund të gjejë vend në listën e Kombëtares A, është Armando Broja.

Armando Broja

Futbollisti i akademisë së Çelsit, i cili është aktivizuar me të gjitha ekipet e moshave, pritet që të ketë një ftesë nga Kombëtarja A për t’u provuar me gjasë ndaj Andorrës. Forma e tij mjaft e mirë me moshat e bluve të Londrës ka bërë që trajneri i Kombëtares të kërkojë përforcime nga ekipet kuqezi.

Referuar datëlindjes, Broja mund të ishte pika e referimit në Kombëtaren U-19 të drejtuar nga Nevil Dede, por gjithashtu ai mund të ishte edhe pjesë e rëndësishme e ekipit Shpresa. Pas Lindon Selahit dhe Taulant Seferit që u ftuan në grumbullimin e kaluar, këtë herë pritet që në Kombëtare të afrohet rishtas Armando Broja.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"