Refuzon testin e alkoolit, lojtarit të Realit i hiqet patenta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2019 | 13:01

Refuzon testin e alkoolit, lojtarit të Realit i hiqet patenta

Ndërkohë që lojtarët shijojnë pushimet e tyre të qetë dhe larg zhurmave, mbrojtësi brazilian i Realit, Marselo është futur në telashe.

marselo

Ai po kalon pushimet në vendlindje dhe ishte duke udhëtuar orët e para të së martës në gjendje të dehur.

Siç raporton “O Globo”, policia e ka ndaluar 31-vjeçarin dhe i ka kërkuar të bëjë testin e alkoolit. Ai ka refuzuar, pasi ishte i dehur dhe është gjobitur me afro 675 euro.

Sikur të mos mjaftonte  kjo, atij i është hequr dhe patenta për një vit. Rregullorja në Brazil qenka e fortë dhe Marselo e ka pësuar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"