Refuzoi Leçen, ish-sulmuesi i Luftëtarit akord me Laçin për 3 mijë dollarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2017 | 10:59

Refuzoi Leçen, ish-sulmuesi i Luftëtarit akord me Laçin për 3 mijë dollarë

Vitin e kaluar ishte një nga lojtarët që spikati në Kategorinë Superiore dhe ofertat për Arturo Rexhinaldon nuk kanë munguar. Ish-sulmuesi i Luftëtarit, që kishte mundësinë për të rinovuar kontratën edhe për një sezon tjetër, duket se nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit gjirokastritë për çështje ekonomike.

Rexhinaldo Luftetari

Për 27- vjeçarin, shfaqi interes skuadra e Kukësit dhe trajneri Mlladen Milinkoviç, i cili e kërkonte me vete në aventurën e nisur me verilindorët. Megjithatë, surpriza e madhe është Laçi. Kurbinasit kanë arritur gjuhën e përbashkët me lojtarin nga Mozambiku, i cili sezonin e kaluar shënoi 8 gola me fanellën e bluzinjve, ndërsa u bë protagonist me 4 asist.

rexhinaldo

Ekipi bardhezi i ofroi 3 mijë dollarë në muaj, duke qenë më konkret se Kamza dhe Vllaznia, që gjithashtu kërkuan sulmuesin. Në fakt, klubi i sapongjitur në Superiore kishte arritur një marrëveshje në parim, por në momentet e fundit Laçi ka bërë lëvizjen e duhur.

PRAPASKENA – Përpara se Laçi të mbyllte akordin me Rexhinaldon, në adresë të sulmuesit ka ardhur një ofertë zyrtare nga klubi i njohur italian i Leçes.

rexhinaldo

Këta të fundit ndodhen në Serinë C italiane, por edhe pse emri i madh i skuadrës e tundon Rexhinaldon për të provuar këtë aventurë, në këtë moment nuk mund të prish dot marrëveshjen me Laçin.

Dje drejtuesit kurbinas mësohet se po përgatisnin dokumentacionin, në mënyrë që sulmuesi t’i bashkohet sa më shpejt ekipit në fazën përgatitore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"