Realizoi ndaj Fiorentinës, Darmian: Fitore e rëndësishme, por mendojmë për… Atalantën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 10:20

Realizoi ndaj Fiorentinës, Darmian: Fitore e rëndësishme, por mendojmë për… Atalantën

Mateo Darmian u mendua se do ta niste nga stoli ndeshjen e mbrëmshme ndaj Fiorentinës, por Inzagi befasoi duke e hedhur në fushë titullar para Dumfrisit. Italiani e shpërbleu në mënyrën më të mirë të mundshme besimin e trajnerit, duke gjetur golin e parë të zikaltërve, që i hapi rrugën përmbysjes. Mbrojtësi i djathtë pas ndeshjes tregoi gjithë gëzimin e tij për realizimin e golit dhe fitoren e marrë.

DARMIAN 3

REALIZIMI – “Këto tri pikë peshojnë shumë dhe ne jemi treguar shumë të zotët që nuk u shpërbëmë, por vazhduam të luftonim. E dinim që ishte e vështirë, por ia dolëm. Të shënosh në ‘San Siro’ është e rëndësishme, por të realizosh në transfertë dhe të marrësh edhe pikët në shtëpi, të shijon akoma më shumë”.

OBJEKTIVAT – “Në skemën me pesë, mbrojtësi i krahut duhet të arrijë pikërisht në të tilla pozicione dhe të japë maksimumin. Shpresoj të realizojmë shumë të tillë, por rëndësi ka gjithmonë rezultati jo ai që shënon. Ajo që vlen është reagimi, duhet t’i gëzohemi kësaj fitoreje dhe të mendojmë menjëherë për ndeshjen e radhës, që do të jetë akoma më e vështirë dhe po aq e rëndësishme. Tifozëve u themi që jemi gjithmonë në kërkim të tri pikëve”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"