Reagon Naim Halili: Ne me lojtarët e Partizanit rrimë çdo ditë në kafe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2017 | 15:02

Reagon Naim Halili: Ne me lojtarët e Partizanit rrimë çdo ditë në kafe

Një nga emrat që përmend menaxheri Drini Çaushi gjatë bisedës me mesfushorin e Partizanit, Emiljano Vila, është edhe ai i menaxherit të klubit verilindor, Naim Halili. Ky i fundit ka reaguar në një prononcim për “Panorama Sport”, duke u distancuar nga ky skandal.

naim halili ekrem spahia

“Në lidhje me shkrimin që më është përmendur emri mua, dua t’i bëj me dije gjithë opinionit publik dhe sportdashësve kuksianë, se si menaxher i klubit të Kukësit nuk kam asnjë lidhje me personin në fjalë për këto tema, ndaj distancohem totalisht. Ju siguroj që nuk ka shanse që me Safet Gjicin të diskutohen gjëra të tilla.

Në fakt, nëse do të ishte ajo hipoteza që menaxheri Çaushaj thoshte, gjithmonë nëse është e vërtetë, pse duhet që unë të çoja ndërmjetës?! As e kemi bërë një gjë të tillë në këto 5 vite, as nuk ka shanse të ndodhë. Kemi kaluar ture në Kupat e Europës, kemi qenë fitues të Kupës së Shqipërisë, kemi qenë konkurrentët kryesorë për titullin kampion në Shqipëri, por kjo s’ka ndodhur kurrë, sepse Kukësi luan vetëm në fushë dhe jo jashtë saj.

Madje, ka edhe vlerësime nga raporte të ndryshme të UEFA-s dhe FIFA-s për ndershmërinë dhe arritjet e Kukësit. Sa për mua personalisht, unë kontaktoj me shumë menaxherë dhe agjentë futbollistësh, por s’ka shanse që të kem bërë apo të bëj biseda të kësaj natyre. Ndaj, kërkoj që emri im të pastrohet nga këto hipoteza, i neveris dhe e them me përgjegjësi të plotë morale që nëse janë të vërteta ato që janë thënë apo janë shkruar ku më përmendet emri mua.

Unë përballem me këdo dhe me çfarëdo në anë morale, ligjore etj. Ne rrimë çdo ditë ne një kafe me lojtarët e Partizanit, edhe për shkak se kemi zyrat e klubit afër. Le të dalë ndonjë lojtar i Partizanit dhe të flasë për këto gjëra. Ne diskutojmë vetëm për sportin dhe është hera e parë që dëgjoj se ndodhin këto gjëra se lojtari i ekipit që do të ndeshesh të tolerojë”, ka përfunduar Halili.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"