“Rashiti na çuditi të gjithëve me penalltinë”, zëvendëstrajneri i Kukësit: E kam në autobus, ja situata me dorëheqjen e Stavri Nicës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2024 | 23:23

“Rashiti na çuditi të gjithëve me penalltinë”, zëvendëstrajneri i Kukësit: E kam në autobus, ja situata me dorëheqjen e Stavri Nicës

Zëvendëstrajneri i Kukësit, Oltion Kërnaja, ka deklaruar se Stavri Nica vazhdon të jetë në detyrë në drejtimin e skuadrës, edhe pse pas ndeshjes trajneri tha për “Panorama Sport” se kishte dhënë dorëheqjen.

bandicam 2024-01-14 19-13-51-271

“Provuam në të gjitha mënyrat, mungoi finalizimi, goli që e kërkuam shumë, humbëm penallti. Ishte ndeshje shumë e mirë nga djemtë, pavarësisht nga gabimi në minutën e parë që erdhi nga të rinj që kanë ardhur në ekip. Ekipi luajti mirë, shkoi te porta në mënyrë të rrjedhshme. Ky është futbolli, ndonjëherë nuk fiton më i miri.

Kush ishte caktuar te penalltia? Rashiti. U çuditëm të gjithë për mënyrën e goditjes se nuk gabon kurrë në stërvitje. Por e dimë që penallti kanë humbur edhe lojtarët e mëdhenj.

Humbëm raste me lojtarin që ka pak ditë me ne, përforcimet janë, na duheshim. Por jemi në kërkim të përforcimeve të tjera. Qendërmbrojtësi dhe Alvesh shkuan mirë sot.

Dorëheqja e Nicës? Nuk është e vërtetë, profesori është pak i mërzitur me mënyrën se si humbëm, nuk finalizuam, me atë bëmë gjatë javës. E dinim që Vllaznia do të luante me topa në thellësi. Ai ishte i mërzitur që humbëm. Profesori është me mua në autobus po dola unë në vend të tij.

Është tensioni i lartë i ndeshjes. Mos harrojmë që është ndeshje që nuk duhej ta humbim asnjëherë, e kishim ne komplet në kontroll. Vllaznia nuk kishte asnjë rast tjetër përveç golit, ta mirëkuptojmë profesorin që është i mërzitur me këtë pjesë”, tha  Kërnaja për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"