Ramos kujton madrilenët: E bardha më shkon shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 15:00

Ramos kujton madrilenët: E bardha më shkon shumë

Serxhio Ramos ka lënë këtë vit Real Madridin duke iu bashkuar PSG-së, por ish-kapiteni i madrilenëve nuk heziton të identifikohet me fanellën e bardhë, simbol i “Los blancos”.

SERXHO RAMOS

Në përfundim të ndeshjes me Reims në Paris, spanjolli ka pasur veshur xhupin e bardhë të skuadrës franceze dhe është intervistuar në fushë nga Tieri Henri, që nuk i ka kursyer batutat me mbrojtësin.

“Akoma dukesh shumë mirë i veshur me të bardha”, ka qenë ngacmimi i ish-sulmuesit që u prit me të qeshura nga Ramos që e vazhdoi edhe më tej shakanë:

“Unë e ndërtova ekipin, por jo ngjyrën, vazhdojmë ende me të njëjtën ngjyrë. Plus që duhet të pranojmë që e bardha më shkon shumë”, ka qenë përgjigjja e 34-vjeçarit që pas një mungese të gjatë ka luajtur ndeshjen e tretë si titullar me fanellën parisiene duke gjetur edhe golin e tij të parë në këtë aventurë, që erdhi pas një thatësire që zgjaste që nga Real Madrid-Atalanta e 16 marsit të sezonit të shkuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"