“Rambo ynë, ju dënoi se dolët nga hoteli”, Bejzade dhe Norra batuta mes tyre për Dajën: Vrapi shpëtoi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2020 | 15:10

“Rambo ynë, ju dënoi se dolët nga hoteli”, Bejzade dhe Norra batuta mes tyre për Dajën: Vrapi shpëtoi…

Një sezon që nuk do harrohet nga tifozët e Elbasanit, është ai i 2005-2006 kur verdheblutë shpalleshin kampionë të Shqipërisë.Capture

Në krye të ekipit ishte trajneri aktual i Skënderbeut, Ilir Daja, teksa në fushë shkëlqenin emra të njohur si Nevil Dede, Arlind Norra, Endri Vrapi dhe Skerdi Bejzade.

Pikërisht Norra ka shpërndarë një foto të stafit teknik të Elbasanit, e modifikuar nga faqja “Patate”, që e shoqëron me shkrimin: “Ilir Daja me çunat”, teksa me modifikimin e bërë, tek Daja duket fytyra e Silvester Stalone.

92188715_830401617477163_9109887980008374272_n

Norra e ka shpërndarë dhe shkruan: “Rambo ynë”. Nuk ka munguar as replika e ish-shokut të skuadrës, Skerdi Bejzade, i cili shkruan: “Tamam si Rambo, mbaj mend që ju dënoi ju se kishit dalë natën nga hoteli. Vrapi shpëtoi më duket.”

92517773_521689621874665_4318961843763675136_n

Në bisedë përfshihet edhe ish-kapiteni i Teutës, Bledar Mancaku, i cili shkruan: “Gati për boks ishte”.

92242834_2422967411136060_3222729234539610112_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"