Ramazani: Bylisi, shansi i fundit për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2013 | 12:14

Ramazani: Bylisi, shansi i fundit për mbijetesën

shkumbini4Në Peqin nuk dorëzohen për mbijetesën. Derisa matematika i mban në lojë, ata do kërkojnë të marrin maksimumin në 4 javët e mbetura, me shpresën që edhe kundërshtarët të hedhin hapa falsë. Mbrojtësi Daniel Ramazani për “Panorama Sport” ka deklaruar, se ndeshja e kësaj jave kundër ballshiotëve është shansi i tyre i fundit për të besuar dhe shpresuar. “Jemi në pozita të vështira dhe kjo situatë natyrisht që ka shtuar presionin për të marrë fitore në sfidat e mbetura. Personalisht mendoj se përderisa kemi ende shpresë për të siguruar mbijetesën, ne duhet të provojmë gjithçka për gjithçka deri në ndeshjen e fundit. Përpara kemi një ndeshje të fortë ndaj Bylisit, kundërshtar i cili ndodhet në pozita më komode se ne. Duke analizuar kalendarin, unë do ta vlerësoja përballjen me Bylisin si vendimtare për ecurinë dhe realizimin e objektivave, pasi një fitore e mundshme përballë tyre na mban shpresat gjallë. Megjithatë, jo gjithçka do të varet nga ne, por nga kundërshtarët”.
Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"