Ramadan Ndreu shkarkohet nga posti i trajnerit të Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2018 | 18:30

Ramadan Ndreu shkarkohet nga posti i trajnerit të Kamzës

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, është shkarkuar ditën e sotme nga posti i kreut të pankinës. Ky shkarkim, erdhi pas humbjes ditën e djeshme, në shtëpi ndaj Kukësit.

ramadan ndreu

Vetë trajneri, e kishte paralajmëruar diçka të tillë dje, ku në intervistën pas ndeshjes tha se e kishte menduar të largohej nga drejtimi i ekipit, por nuk dëshironte ta braktiste anijen, në një periudhë kur ekipi po zhvillonte lojëra të mira, por nuk po i vinin rezultate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"