Rama: Florian Marku, ambasador i Shqipërisë! Do të celebrojmë të gjithë ata që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2022 | 14:40

Rama: Florian Marku, ambasador i Shqipërisë! Do të celebrojmë të gjithë ata që…

Kryeministri Edi Rama e quajti Florian Markun ambasador të Shqipërisë me sukseset e tij.

301300252_1158804298003590_6687197543496048584_n

“Sot e bëjmë këtë vlerësim për një mbasador të Shqipërisë, i cili prejaradhjen e ka në Kosovë nga gjyshi dhe në Myzeqe nga gjyshja.

Ka shkuar në emigracion që i vogël në Greqi ku ka nisur karrierën më pas në Austri e më pas shpërthimin e ka pasur në Britaninë e Madhe ku ne aq shumë kemi nevojë për të nxjerë në pah shembuijt e suksesit se shqiptarët që jetojnë, punojnë e bëjnë sukses qoftë dhe si kuzhinier apo pronarë të vegjël biznesesh, apo si ndërtues, janë shumë më tepër se sa ta pak shqiptarë që bëjnë zhurmën e madhe ndotëse për imazhin tonë”, tha Rama në ceremoninë e nderimit në Kryeministri.

Duke iu përgjigjur kritikëve, Rama tha se “mëse do të kishte pak vëmendje e pak sens patriotizmi e sens dashamirësie e ata që rudhin buzët për këtë ceremoni do duhet të buzëqeshin se këtu bëhet fjalë për të nderuar një sportist që realisht i ka arritur të gjitha si i kanë arritur dhjetra mijëra emigrantë shqiptarë, e i cili na nderon të gjithëve pasi shpalos flamurin kuqezi si fitues në ekranet më të mëdha të televizioneve sportive”.
Rama tha se nga celebrimi për suksesin e Luiza Gegës, e tani Florian Markut, do të hapet kapitulli i nderimit të cdo sportisti që i sjell vendit medalje.

“Ka pasur dhe të tjerë kampionë jo aq të rëndësishëm ndoshta sa Luiza për shkak të asaj zone sportive ku arriti të jetë kampione dhe ne nuk i kemi celebruar kështu por me celebrimin e Luizës ne e hapim këtë fazë dhe do bëjmë të njëjtën gjë për të gjithë ata që do i sjellin Shqipërisë medalje”.

Sipas Ramës, “sot ndryshe nga cfarë u tha e u stërtha në momentin e triumfit të Luizës, s’ka më në Shqipëri protagonistë të braktisur të sportit, ka një sistem mbështetje dhe një sismtem shpërblimesh për protagonistët”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"