Ragip Xhaka: Taulanti ma ka bërë zemrën sa malet e Shqipërisë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 8, 2018 | 22:21

Ragip Xhaka: Taulanti ma ka bërë zemrën sa malet e Shqipërisë

Babai i Taulant Xhakës, Ragipi, ka folur për mediat pas ndeshjes me Izraelin. Mesfushori i kombëtares sonë arriti ta dërgonte topin për herë të parë në rrjetë mbrëmjen e djeshme ndaj Izraelit. Ragip Xhaka shprehet se nuk i është ndarë asnjëherë Shqipërisë dhe se zemrën e ka pasur gjithmonë këtu.

ragip-xhaka15

“Ndeshja ishte super. Kam kënaqësi pasi djemtë kanë luftuar në çdo milimetër dhe suksesi nuk mungoi. Nuk e përshkruaj dot gëzimin kur Taulanti shënoi. Ai u rikthye pas 12 javësh. Ma ka bërë zemrën sa malet e Shqipërisë. Do të shoh Kosovën e më pas do të shkoj në Skoci. Nuk e kam ndarë kurrë Shqipërinë, pasi e kam pasur zemrën këtu” u shpreh Ragip Xhaka.





www.minuta90.com