Qesharake në Vlorë/ Turbinës i vijnë fanellat me makinë, sfida starton 40 minuta me vonesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2020 | 23:51

Qesharake në Vlorë/ Turbinës i vijnë fanellat me makinë, sfida starton 40 minuta me vonesë

Situatë qesharake në Vlorë. Sfida mes Flamurtarit dhe Turbinës ka startuar me 40 minuta vonesë për shkak të fanellave, pasi edhe skuadra mike nga Cërriku, i kishte fanellat e ngjashme me ato të Flamurtarit.

fanellat

I habitshëm është fakti se skuadra e Turbinës nuk kishte fanella të dyta, teksa ato kanë mbërritur me makinë private pas 40 minutash.

Ngjyrat e fanellave janë të bardha, teksa pas mbërritjes së tyre, nisi dhe takimi. Ishte planifkuar të startonte në 14:00, por për shkak të situatës qesharake startoi në orën 14:40.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"