Qëndroi i mbyllur për 20 ditë, “Elbasani Arena” gati për kryendeshjen e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 13:25

Qëndroi i mbyllur për 20 ditë, “Elbasani Arena” gati për kryendeshjen e Superiores

Prej më shumë se dy javësh stadiumi “Elbasan Arena” qëndron i mbyllur, sepse fusha ka qenë e rënduar pas zhvillimit të ndeshjeve thuajse çdo 3-4 ditë nga Kukësi dhe Partizani, që këtë sezon kanë zgjedhur këtë impiant si shtëpinë e tyre.

elbasan-arena

FSHF është institucioni që administron prej vitesh stadiumin, teksa menjëherë pas zhvillimit të takimit Partizani-Vllaznia më 31 janar, urdhëroi që impianti të mbyllej dhe punëtorët të ndërhynin në fushë për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme.

Këto dy javë kanë shërbyer për përmirësimin e fushës dhe mësohet se të dielën në orën 16:00 kur do të luhet kryendeshja e javës së 20-të, Kukësi-Partizani, fusha do të jetë në nivelin më të mirë të mundshëm. Aktualisht tapeti i “Elbasan Arena” është më i miri në vend.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"