“Qëllimi jonë i parë është Liga e Kampionëve”, Tare: Nëse 5-6 javë para fundit të kampionatit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 18:46

“Qëllimi jonë i parë është Liga e Kampionëve”, Tare: Nëse 5-6 javë para fundit të kampionatit…

Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, foli për mikrofonin e “Sky Sports” para ndeshjes derbi me Romën. Ai është shprehur se do shihet 5-6 javë nga fundi nëse skuadra do të jetë për titull apo jo.

tARE

 

Presioni? “Ne përgatitëm javën me qetësi dhe do të kërkojmë fitoren. Të fitosh sot do të thotë të ndërmarrësh një hap të rëndësishëm drejt qëllimit tonë dhe të mundësh një konkurrent të drejtpërdrejt”.

Titulli? “Qëllimi jonë i parë është të kapim Ligën e Kampionëve. Shumë njerëz kishin dyshime në fillim të sezonit, por edhe dy muaj më parë. Nëse 5-6 javë para fundit do të jemi në pozita për titullin, nuk do të fshihemi më”.

Merkato? “Ekuilibrat janë të rëndësishëm. Jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me këto gjëra. Ne nuk shohim asnjë që mund të na ndihmojë në këto momente. Me këtë skuadër që kemi, jemi shumë konkurrues”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"