Punimet e vonuara në stadium, Lushnja drejt Fierit. Pepa: Arrita akordin, ndihem si në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2017 | 17:47

Punimet e vonuara në stadium, Lushnja drejt Fierit. Pepa: Arrita akordin, ndihem si në shtëpi

Brunild Pepa ishte një nga lojtarët e rikthyer te Lushnja për sezonin e ardhshëm futbollistik, ku skuadra do të luajë në Superiore. Në një prononcim për “Panorama Sport”, sulmuesi është shprehur:

Pepa

‘Midis emocioneve dhe sportivitetit jam rikthyer në shtëpinë time. Kam një muaj që stërvitem dhe kam arritur akordin me klubin. E ndjej veten shumë mirë, si në shtëpinë time. Jam i përqendruar te përgatitjet. E rëndësishme është të përgatitemi mirë për të arritur suksesin në kampionat. E njoh shumë mirë Superioren, luajta me disa skuadra, ndaj mendoj që duke u përqendruar dhe duke dhënë më të mirën që ka Lushnja, të kemi një sezon të suksesshëm”, tha Pepa.

MIQËSORJA

Lushnjarët zbritën sërish në fushë për javën e pestë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Kjo javë do të kulmojë me miqësoren ndërkombëtare që verdhejeshilët do të zhvillojnë me skuadrën e Leçes. Një miqësore e organizuar në nivele të larta, verdhejeshilëve u mungonte që nga viti 1973.

lushnja

Ka qenë përfaqësuesja e Kinës, që mundte 1-0, Traktorin në stadiumin “Roza Haxhiu”. Lushnja ka zhvilluar miqësore rastësore me skuadra të niveleve të ulëta të Malit të Zi apo Turqisë. Një miqësore luksi, lushnjarët kanë rastin ta zhvillojnë pas 44 vjetësh. Verdhejeshilët kanë një muaj që kanë filluar përgatitjet sezonale dhe kanë zhvilluar një miqësore(0-0), me Laçin.

STADIUMI

Lushnja është shumë prapa me investimin në stadiumin “Roza Haxhiu”, ndaj Bashkia po shikon një tjetër mundësi veç asaj të deklaruar më parë, që kampionati mund të fillojë në “Loni Papuçiu” të Fierit. Burime konfidenciale thanë për “Panorama Sport” se ndeshjet e fazës së parë në shtëpi, Lushnja do të kërkojë t’i luajë jashtë dhe anasjelltas në fazën e dytë. Një fotokopje e asaj që bëri Luftëtari në sezonin e kaluar.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"