PSG nuk di të ndalet në merkato, gati 100 milionë euro për yllin e Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 21:26

PSG nuk di të ndalet në merkato, gati 100 milionë euro për yllin e Çelsit

PSG ishte mbreti i merkatos këtë verë, dhe kjo gjë duket se do vazhdojë përsëri. Tashmë klubi francez po përgatit një ofertë të majme për mesfushorin e Çelsit, N’golo Kante..

kante

Francezi që u ble nga Çelsi dy vite më parë, i ndihmoi londinezët të fitonin Premier Ligën, dhe u cilësua si një nga lojtarët më të mirë të sezonit. Tashmë janë parizienët ata që kërkojnë shërbimet e 26-vjeçarit, dhe janë të gatshëm të ofrojnë jo pak, por 100 milionë euro.

celsi

Pasi shpenzuoi 400 milionë për dyshen Nejmar – Mbape, tashmë presidenti Al-Kelaifi do t’i bëjë edhe një dhuratë në mesin e fushës, trajnerit Emeri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"