PSG-ja e “përzë”, Milani dhe Evertoni në garë për veteranin e kampionëve të Francës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2020 | 19:29

PSG-ja e “përzë”, Milani dhe Evertoni në garë për veteranin e kampionëve të Francës

Më 30 qershor skadon akordi, por PSG nuk mendon ta mbajë në ekip Tiago Silvën. Ai paguhet 7 milionë euro në vit dhe rroga cilësohet e tepërt nga drejtuesit që nuk e duan më në organikë 36-vjeçarin, i cili nga ana e tij as që e mendon kthimin në Brazil.
tiago silva
Në këto kushte, mbrojtësi studion ofertat. Milani e Evertoni janë kandidatet kryesore. Italianët e cilësojnë si problem pagën e Silvës, por ende nuk kanë hequr dorë nga rikthimi i tij në 8 vite distancë.

Largimi i Ibrës do t’i shtonte shanset e brazilianit për t’u veshur kuqezi, por “Djalli” mund t’i druhet Ançelotit që do ta mirëpriste Tiagon përsëri nën urdhrat e tij duke qenë se kanë punuar bashkë pikërisht te PSG dhe Milani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"