“Pse më zëvendësove se do të kisha bërë të pestin”, Haland plas batutën me Favren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 23:46

“Pse më zëvendësove se do të kisha bërë të pestin”, Haland plas batutën me Favren

Një Haland në super formë këtë sezon ku ka shënuar 15 gola në 12 ndeshje nga ku 4 të fundit i shënoi dje ndaj Hertës së Berlinit.

favre-haalaand

Lusien Favre e zëvendësoi dje në minutën e 85-të dhe në një moment telekamerat vërejnë takimin e bomberit norvegjez me trajnerin e Dortmundit të buzëqeshur:

“Sa gola ke bërë, tre? Jo, kam bërë katër”, i’u përgjigj 20-vjeçari. Që pas ndeshjes zbuloi:

“I thashë se nëse nuk do më zëvendësonte do kisha shënuar edhe të pestin!”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"