Protagonist me kurbinasit, Spahiu: Do na bëjë mirë fitorja, por nuk duhet të stresohemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 15:48

Protagonist me kurbinasit, Spahiu: Do na bëjë mirë fitorja, por nuk duhet të stresohemi

Sebastian Spahiu ishte një ndër më të mirët në fushë sot kundër Kastriotit. Mesfushori shënoi golin e dytë për ekipin e tij dhe pas sfidës u shpreh se ishte tepër i kënaqur me fitoren e marrë.

spahiu “Sigurisht mund të jap më shumë, isha i kënaqur për pjesën e parë, por në të dytën isha pak më i fikur. Por ishte një ndeshje e mirë. Normalisht do të na bëjë shumë mirë fitorja, tani do të shohim përpara për ndeshjen e të hënës në kampionat.

Çfarë duhet të bëjë skuadra më mirë e di trajneri. Për vete them që nuk duhet të stresohemi kur sulmojmë e jemi në epërsi, nuk duhet të kthehemi në mbrojtje. Duhet të zhvillojmë futbollin tonë si në fillimin e ndeshjes”, tha Spahiu për “Oversport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"