Pronarët e Milanit fuqizohen në mënyrë të frikshme, ja shifra kolosale e të ardhurave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 23:40

Pronarët e Milanit fuqizohen në mënyrë të frikshme, ja shifra kolosale e të ardhurave

Fondi “Elliott” duket se nuk e vuan krizën ekonomike të lidhur me COVID-in dhe në 2020-ën ka përjetuar 12 muaj shumë të begatë në aspektin e investimeve. Ecuria pozitive ishte dalluar që në gjashtë muajt e parë, por, me sa duket, në gjysmën e dytë të vitit ka kaluar çdo pritshmëri, madje edhe ato më optimiste. Një rritje në vitin e kaluar në masën 12.7 për qind që përmbush plotësisht pritshmëritë.
paulsinger-elliottmanagement-e1496948854958
Sipas “Bloomberg”, statistikat e “Elliott”-it janë të njëjta si për fondet ndërkombëtare ashtu edhe për ato kombëtare, duke rezultuar ndër më të mirat e dekadës, pas viteve 2012 dhe 2016. Sipas “Bloomberg”, rritja nisi u bë e dukshme në mars 2020, ndërkohë sapo kishte filluar të hapej një gropë në ekonominë botërore për shkaqe të lidhura me pandeminë e shkaktuar nga Koronavirusi.

Pronarët e Milanit kanë shënuar një rritje prej 16 për qind që në terma monetarë do të thotë se portofoli i “Elliott”-it u rrit me mbi 45 miliardë dollarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"