Profesione nga më të ndryshmet, ja me çfarë janë marrë “yjet” e futbollit kur kanë qenë të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 15:21

Profesione nga më të ndryshmet, ja me çfarë janë marrë “yjet” e futbollit kur kanë qenë të rinj

Shumë futbollistë nuk janë bërë të tillë që kur kanë lindur. Për të mbërritur deri në majën e futbollit ata kanë kaluar shumë peripeci, madje dhe profesione të ndryshme. Miroslav Klose për shembull ka punuar si marangoz në rininë e tij. Ai më vonë u bë një nga më të mëdhenjtë e historisë së Gjermanisë, duke u bërë futbollisti me më shumë gola në Botërore.

Klose 3

Xhemi Vardi u bë i njohur te Leisteri shumë vonë. 31-vjeçari ka punuar si mekanik, por edhe në një fabrikë në Shefild.

vardi

Xhorxho Çinaglia i njohur te Lacio në vitet 1969-1976, kur ishte fëmijë emigroi në Uells së bashku me famijen. Përpara se të aktivizohej me Suansen ai punonte kamarier e pjatalarës në restorantin e familjes.

Kris Uadle ishte një nga mesfushorët më të mirë angelzë të viteve 1980-1990. Ai ka shkëlyer më shumë te Marseja. Në rininë e tij Uadle ka punuar si kasap dhe madje nuk e ka fshehurë këtë. Popesku, ish-kapiteni rumun i Barcelonës, ka qenë i detyruar të punojë edhe si spiun, i detyruar nga Çaushesku.

Jeta mund të marrë rrjedhë tjetër shumë shpejt, por këta njerëz kanë ndjekur ëndrrat e tyre.

e65b176e93635036e1bf22dc515b1712

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"