Pritet “zjarr” në parket dhe tribuna, sot në “Asllan Rusi” luhet finalja e 5-të në basket për meshkuj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 17:25

Pritet “zjarr” në parket dhe tribuna, sot në “Asllan Rusi” luhet finalja e 5-të në basket për meshkuj

Superliga e basketbollit të meshkujve tashmë është gati për finalen e pestë dhe të fundit, takim që do të mbyllë përfundimisht edhe llogaritë se cila skuadër do të jetë kampione e Shqipërisë.

tirana beselidhja

Ndeshja që do të luhet në pallatin e sportit “Asllan Rusi” pritet me interes të madh nga tifozeritë e të dyja skuadrave. Në shkallët e pallatit të sportit, do të ketë një rekord tifozësh, që rrallë herë shihen në ndeshje të kampionatit shqiptar.

Skuadra e Tiranës vjen si më e favorizuar në këtë finale të pestë, duke qenë se kuotohet me koeficientin 1.67, ndërkohë që Besëlidhja kuotohet me 2.1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"