Pritet takim me kryebashkiakun e Shijakut, flet Bubeqi: Do të ruajmë boshtin, u japim fund… dilemave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2021 | 16:07

Pritet takim me kryebashkiakun e Shijakut, flet Bubeqi: Do të ruajmë boshtin, u japim fund… dilemave

Erzeni kërkon që të ruajë boshtin e ekipit që mbylli sezonin 2020-2021, ndonëse konfirmimet mungojnë. Zyrtarisht janë larguar Xhino Ngjela dhe Mirjan Hima, ndërsa të shumtë janë lojtarët që presin të ulen dhe flasin për rinovimin. Duket se shijakasit janë disi prapa me merkaton, megjithatë Dorjan Bubeqi nuk pezmatohet. Ai i ka idetë të qarta për sezonin e ri, ndërsa në një bisedë për “Panorama Sport” tregon se nga java e ardhshme do të ketë zhvillime. Trajneri rrëfen se të hënën do të zhvillojnë edhe një takim me kryebashkiakun Elton Arbana, për të diskutuar për të ardhmen.

Bubeqi

“Pas një periudhe të gjatë pushimi, të hënën do të rikthehemi në zyrën e kryebashkiakut. Do të flasim për rinisjen e punës për sezonin e ri.

Është koha që t’i vendosim disa piketa. Veç të tjerave do të shuajmë edhe dilemat sa u takon rinovimeve të kontratave.

Dua që të ruajmë boshtin, pasi në ekip kemi vërtet cilësi. Nuk kemi pse t’i humbasim ata, ndaj duhet të nxitojmë dhe eliminojmë që të gjitha paqartësitë.

Rëndësi të veçantë do t’i japim edhe produktit vendës dhe riorganizimit të akademisë. E ardhmja do të qartësohet shumë shpejt.

Uroj që disa emra që unë i kam në mendje t’i kem nën urdhra”, përfundoi tekniku kavajas i Erzenit.

ERALD DERVISHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"