Pritet ndryshim trajneri në klubin e madh, shfaqen dy kandidatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2020 | 22:57

Pritet ndryshim trajneri në klubin e madh, shfaqen dy kandidatë

Marseja mund të ndryshojë trajner për sezonin e ardhshëm. Pas mbylljes së këtij edicioni me PSG-në kampione, tek klubi i famshëm marsejez është larguar mbrëmë drejtori i klubit Andoni Zubizarreta, i cili pritet të pasohet me një tjetër largim, atë të trajnerit portugez Andres Vijas-Boash.
marseje

Ndërkohë, “L’Equipe” raporton se janë shfaqur së fundmi dy kandidatë për të zëvendësuar ish-trajnerin e Portos, Çelsit dhe Zenit Shën Petërburgut. Leonardo Hardim, ish-trajneri i Monakos dhe tekniku aktual i Lilës Kristof Galtier konsiderohen deri tani si dy emrat e mundshëm që mund të drejtojnë Marsejën për edicionin e ri.

leonardo zhardim monako

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"