Pritej të pasonte Ahmatajn në stolin e Skënderbeut, Gentjan Liçi nuk ndahet nga korçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2021 | 14:31

Pritej të pasonte Ahmatajn në stolin e Skënderbeut, Gentjan Liçi nuk ndahet nga korçarët

Migen Memelli do të ketë si ndihmëstrajner te Skënderbeu një emër të njohur të futbollit korçar si Gentjan Liçi. Ky i fundit është prej vitesh pjesë e stafit bardhekuq, duke e njohur më mirë se kushdo ambientin, teksa ka punuar me trajnerë si Mirel Josa, Ilir Daja, Orges Shehi dhe së fundmi me Julian Ahmatajn.
Lici Skenderbeu

Edhe në rolin e përgatitësit të portierëve do të vazhdojë të jetë Erion Llapanji. Një staf i ri në moshë, duke filluar me Memellin që është 40 vjeç, për të vazhduar me Liçin 48 vjeç dhe Llapanjin 35 vjeç. Pas 17 ndeshjesh në kampionat, Skënderbeu pozicionohet në vendin e fundit me 12 pikë. Ndeshja e radhës e korçarëve është në transfertë ndaj Tiranës, të shtunën në orën 13:45, pikërisht në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Liçi u përfol se do të drejtonte përkohësisht Skënderbeun pas shkarkimit të Julian Ahmatajt, por presidenti i klubit Ardian Takaj i besoi Migen Memellit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"