Prishtina me “stof” të Superiores, ish-sulmuesi i Skënderbeut bën “tris’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 18:37

Prishtina me “stof” të Superiores, ish-sulmuesi i Skënderbeut bën “tris’

Ish-sulmuesi i Skënderbeut Oto Xhon ka qenë i papërmbajtshëm në sfidën e sotme Prishtina-Besa. Futbollisti nigerian realizoi tripletë personale ndaj Besës duke treguar se mbetet një nga sulmuesit më të mirë të Superligës së Kosovës.
xhon

22-vjeçari shënoi në minutat 3’, 24’ dhe 60’. Xhon ka rival direkt për “Këpucën e Artë” të këtij sezoni në Superligën e Kosovës futbollistin e Ballkanit Mirlind Daku, i cili ka realizuar në 6 ndeshje 12 gola, ndërsa nigeriani ka realizuar 5 herë.

Në sfidën tjetër të javës së gjatë të kampionatit në Kosovë, Drenica befasoi Llapin duke e mundur me rezultatin 0-1.

Kujtojmë që Prishtina këtë sezon ka në përbërje shumë lojtarë nga Kategoria Superiore në Shqipëri, si: Sabien Lilaj, Gledi Mici, Enis Gavazaj, Gentjan Muça.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"