“Presioni bëri punën e tij”, flet Plori: Është herët për tu kënaqur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2019 | 15:20

“Presioni bëri punën e tij”, flet Plori: Është herët për tu kënaqur

Besëlidhja mposhti me rezultatin 1-0 Kastriotin ditën e djeshme, në një ndeshje të luftuar nga fillimi deri në fund.bandicam 2019-12-15 14-57-30-746

Trajneri Elvis Plori ka folur pa doza euforie edhe pas kësaj fitoreje. “Ndeshja pati dy tablo, pjesën e parë ishim të shpërqendruar, sidomos mesfusha. E goditëm portën kundërshtare, por jo me intensitetin e duhur dhe mbetëm nën presionin e kundërshtarit. Nuk pësuam dhe kjo është e rëndësishme. Pjesën e dytë aksionet tona ishin më të qarta, e shtymë kundërshtarin në gjysmëfushën e tij.elvis plori

Presioni bëri punën e tij dhe gjetëm golin. I besoj këtij ekipi që edhe përballë Kastriotit kryesues fitoi, ndoshta me vështirësi, por morëm atë që donim. Tani të mendojmë për ndeshjet e radhës, është shumë herët për t’u kënaqur. Nëse e shohim të arsyeshme, në janar mund të marrim ndonjë futbollist për sulmin, ku kemi ngërç”, tha Plori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"