“Presim ta kalojmë raundin, qëllimi është të kualifikohemi sa më larg”, Ramadani komenton shortin e Gjilanit: Po studiojmë kundërshtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 17:30

“Presim ta kalojmë raundin, qëllimi është të kualifikohemi sa më larg”, Ramadani komenton shortin e Gjilanit: Po studiojmë kundërshtarin

Zekirija Ramadani ka komentuar shortin e skuadrës së tij të re Gjilanit përsa i përket kualifikueseve të Ligës së Konferencës, ku ata do të përballen me skuadrën lituaneze Liepajan. Në një prononcim për “Koha Ditore” tekniku është ndalur te pritshmëritë ndaj sfidës dhe përgatitjet përpara saj.

RAMADANI

 

“Është një kundërshtar që duhet respektuar në këtë fazë të garave. Kemi filluar mbledhjen e informacioneve për kundërshtarin edhe pse kemi pak njohuri, pasi që kemi parë ndeshjen me Strugën në edicionin e kaluar.

Do të përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje dhe presim që të kalojmë këtë raund të garës, pasi që qëllimi është të kualifikohemi sa më larg”, ka thënë Ramadani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"