Presidenti i Partizanit reagon ndaj PD-së: Pse Berisha nuk flet për Shkëlzenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2016 | 19:19

Presidenti i Partizanit reagon ndaj PD-së: Pse Berisha nuk flet për Shkëlzenin

Pas akuzave të Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit Sali Berisha në drejtim të presidentit të klubit të Partizanit se pas disa projekteve të mëdha, qëndrojnë njohjet e tij familjare me kryeministrin Rama, ka reaguar edhe Gaz Demi.

gaz-demiNë një intervistë të dhënë për “ResPublica”-n, presidenti i Partizanit thotë se nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat që i bëhen. “Po e them hapur dhe pa asnjë rezervë: PD-ja, por edhe PS-ja e di shumë mirë dhe i njeh ata që unë po i quaj qelbësirat dhe sahanlëpirësit e çdo qeverie që përhapin thashetheme dhe bëjnë intriga. Jam i sigurt se ata që po më lexojnë e kuptojnë shumë mirë se për kë e kam fjalën. Janë ata njerëz që shfaqen në krah të çdo qeverie prej vitesh e që luajnë me thashetheme të kësaj natyre, të cilat për fat të keq, arrijnë të dalin si qëndrime zyrtare. Po e theksoj: As merrem dhe As Dua të merrem me ta…”,-ka thënë ai.

Duke folur për deklaratat e Berishës në Parlament, i cili tha se “ka informacione të sakta” për miqësinë e tij me Olsi Ramën, Gaz Demi iu përgjigj se ai ka miqësi edhe me Shkëlzen Berishën.

“Kam një pyetje për z. Berisha: çfarë mendimi ka për miqësinë time me Shkëlzen Berishën? Unë nuk e fsheh se jam mik me Shkëlzen Berishën dhe ai më ka mik. Kam mik dhe më ka mik edhe Olsi Rama. Unë jam biznesmen, jo politikan dhe nuk i përflas miqësitë e mia. Unë kam 25 vite në biznes. Po ta them prapë: në biznes, jo në punët e sahanlëpirësve që bëjnë intriga e që z. Berisha i njeh shumë, shumë mirë. Unë nuk e di ku është thënë e ku është shkruar që po bëre biznes të ndalohet që të kesh mik dikë, që edhe mund ta ketë babanë kryeministër, apo edhe vëllain”,-ka deklaruar  presidenti i klubit të futbollit “Partizani”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"