Presidenti i PAOK-ut u fut me armë në fushë, qeveria greke merr vendimin drastik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2018 | 23:26

Presidenti i PAOK-ut u fut me armë në fushë, qeveria greke merr vendimin drastik

Qeveria e Greqisë, ka marrë një vendim drastik këtë të hënë, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në ditën e djeshme, në takimin mes PAOK-ut dhe AEK-ut, që kulmoi me futjen në fushë të presidentit të ish-ekipit të Kaçes, Ivan Savidis, me pistoletë në fushë.

presidenti paok

“Kemi vendosur të pëzullojmë kampionatin,” – deklaroi Giorgos Vasiliadis, zëvendësmistri nga Ministria e Sporteve, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë së Alexis Tsipras. “Nuk do të lejojmë rinisjen e kampionatit për aq kohë sa nuk do të kemi miratuar një kuadër të ri ligjor, të konslutuar me të gjithë aktorët, përfshirë dhe UEFA-n.”

Presidenti i PAOK-ut, një oligark rus 58-vjeçar me origjinë greke, u fut në fushë në minutën e 89-të, i shoqëruar nga truprojet e tij, duke kërcënuar arbitrin Georgios Kaminis për një gol të anuluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"